Lajme

A e kuptoi Mogherini se çka i tha Vuçiqi-Thaçit për të

10/30/2019 10:10
nga:B. D

Gjatë natës së mbrëmshme, në Bruksel, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka takuar liderët e vendeve të Ballkanit, përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në pamjet e publikuara shihet që teksa Mogherini përshëndetë liderët e Ballkanit, e në këtë rast presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, bën një koment jo aq të përshtatshëm për përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.

E në ndërkohë, teksa Mogherini përshëndet të pranishmit, kur i afrohet Thaçit të cilin e përqafon dhe e puth në faqe, dëgjohet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq teksa thotë në gjuhën serbe: “Hashim, Federica më së shumti ka dëshirë të puthet me ty”, kurse Thaçi nuk dëgjohet ta komentojë atë në këtë rast, por Vuçiqi vazhdon: “Mos u bëj sikur nuk e di serbishten, sepse merr vesh shumë mirë”.

Mirëpo, a e mori vesh Mogherini se çfarë po thoshte Vuçiq prapa shpinës së saj? Përgjigja për këtë sipas të gjitha gjasave është jo, ngase Mogherini vazhdon të qëndroj e buzëqeshur para Vuçiqit, pasi përshëndetë liderët e tjerë.

Më poshtë mund ta gjeni linkun ku mund të shihni pamjet nga takimi i mbrëmshëm:

http://video.gjirafa.com/takimi-mp4

11/13/2019 14:04

Thaçi: Kraja i dha shumë kinematografisë sonë me talentin e saj dhe ishte shumë e re për t’u ndarë nga jeta