Fit&Sexy

A e keni ditur se me një mollë ne hamë 100 milionë baktere

08/01/2019 07:03
nga:Natyra

Frutat dhe perimet janë ndër ushqimet më të shëndetshme, të mbushura me shumë vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese.

Por a keni menduar ndonjëherë se çfarë tjetër mund të jeni duke ngrënë kur kafshoni një mollë?

Një gjë të tillë e mendoi Gabriela Berg. Kreu i Institutit të Bioteknologjisë Mjedisore në Universitetin e Teknologjisë Graz në Austri. Ajo studioi mikrobet që banojnë në fruta për pjesën më të madhe të karrierës së saj profesionale.

Studimi ka hetuar se në mollë ekzistojnë rreth 100 milionë baktere, gjersa i tërë sistemi mikrobiomik trupor ka rreth 100 milionë mikroorganizma.

Ky kuriozitet në dukje ezoterike kohët e fundit ka marrë implikime praktike shëndetësore, pasi hulumtimet në mikrobiomën njerëzore kanë zbuluar se rolin kryesor bakteret, viruset dhe mikroorganizmat e tjerë që jetojnë në lëkurën tonë dhe në trupin tonë e kanë në mbajtjen e zorrëve tona të shëndetshme dhe funksionimin e sistemit tonë imunitar.

Hipotezat tona ishin plotësisht të gabuara,” tha Berg. “Ne prisnim një ndryshim midis mollëve konvencionale dhe organike.”

Ekzistonte, në të vërtetë, një ndryshim midis dy llojeve: mollët organike kishin një larmi më të madhe të specieve të ndryshme mikrobiale sesa ato të rritura në mënyrë konvencionale.

Implikimet e sakta të shumëllojshmërisë më të madhe të specieve nuk janë të qarta, por hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar, për shembull, që në disa raste mikrobioma më të ndryshme kanë tendencë të shoqërohen me rezultate më të mira shëndetësore si pesha më e ulët dhe rreziku i zvogëluar i gjendjeve si astma dhe alergjia.

Reezultatet nuk janë vetëm me interes për shkencëtarët e bimëve, thotë ajo, por gjithashtu mund të jenë të dobishme për të kuptuar më mirë se si është ndërtuar mikrobiomi njerëzor, pasi ajo që njerëzit hanë – e cila përfshin mikrobet që jetojnë në atë ushqim – ndikon në  speciet që popullojnë në zorrë dhe në trup, si në mënyrë të përkohshme ashtu edhe në mënyrë të përhershme.