Showtime

A e keni ditur! Haradinaj dhe Gheto Geasy kanë këtë të përbashkët

07/03/2019 08:39
nga:Natyra

Ramush Haradinaj është kryeministër i Kosovës ndërsa Getoar Selimi është reper, shkruan GazetaBlic.

Nuk është se i kemi parë ndonjëherë së bashku duke u shoqëruar, por është interesante se kryeministri i tanishëm Ramush Haradinaj dhe Gheto Geasy kanë diçka të përbashkët.

Të dytë sot festojnë ditëlindjen. Ramush Haradinaj mbush 51-të vjet kurse Getoar Selimi 37-të.

Haradinaj, publikoi një imazh me nënën e tij duke pirë kafe, ‘Sot në ditëlindjen e 51-të, kafen e mëngjesit me nanën Rukë!’, shkroi ai në Facebook.

Ndërsa, Gheto Geasy mbrëmë ka publikuar një foto të tij në rrjetin social ‘Instagram‘, duke shkruar në mbishkrim të fotos 37-të, duke lënë të nënkuptohet se ai ka sot ditëlindjen.

Geasy, mori urime të shumta nga miq dhe familjarë duke u nisur nga anëtaret e tij në labelin ‘Babstars‘, si Majk, pastaj këngëtarë si Shkurte Gashi dhe të tjerë.

/GazetaBlic/

Natyra

07/22/2019 08:13

Si ta ulni nivelin e sheqerit në gjak përmes pirjes së çajit