Turizem

A e dini se si ndikon moti në disponimin tonë? Ja çfarë duhet të bëni kur është moti me shi

05/09/2023 13:15
nga:N M

Edhe pse nuk vërehet në përgjithësi, moti ndikon në gjendjen tonë emocionale. Si rezultat, njerëzit zakonisht mund të ndihen më të depresuar në ditët me shi, ndërsa në ditët me diell mund të ndihen më të lumtur.

Sipas hulumtimeve shkencore, kur ka temperatura të larta dhe moti është i nxehtë, kjo mund të ndikojë pozitivisht në gjendjen emocionale të një personi. Sidomos te personat me çrregullim depresioni.

Ndërsa, studime të tjera argumentojnë se moti mund të mos ju ndikojë, nëse nuk e lejoni.

Psikologia klinike Tecsia Evans, thotë se “është goxha e zakonshme të shohësh një ndryshim në disponim – siç është ndjenja e trishtimit ose vetëvlerësimi më i ulët – kur jashtë bie shi”, ndërsa psikiatria Julia Samton, thotë: “Unë i inkurajoj njerëzit që me të vërtetë të përpiqen të ecin jashtë, edhe kur është ftohtë dhe me shi”. “Edhe pse mund të mos duket shumë qejf, ju përsëri do të keni një ekspozim ndaj rrezeve të diellit, të cilat mund të ndihmojnë në rregullimin e ritmit cirkadian të trupit tuaj dhe rritjen e humorit tuaj”, shton ajo

Gjithashtu psikologia Evans, thotë se mik duhet të izoloheni në mot me shi.

“Kur njerëzit janë vetëm, mund të duket sikur gjërat janë më keq sesa në të vërtetë”, thekson ajo. Komunikimi dhe socializimi me të tjerët janë dy nga komponentët që ju ndihmojnë të përmirësoni gjendjen tuaj emocionale dhe nga një mot i errët, mund ta bëni ditën tuaj me diell.