Lajme

A e dini sa rezerva ari ka Shqipëria?!

12/19/2019 19:07
nga:B. D

Tendencës globale për të blerë ar nuk i ka shpëtuar as Banka e Shqipërisë, e cila në 10 muajt e parë të këtij viti ka rritur me 82% rezervat e saj në ar.

Të dhënat zyrtare të bankës tregojnë se në Tetor të këtij viti rezervat në ar fiksohen në 106 milionë euro, që përkthehen në 2.23 ton ar me kursin e sotëm të këmbimit të metalit të verdhë. Në muajin Janar të këtij viti, rezervat në ar ishin vetëm 58 milionë euro, ose 1.22 ton ar, dhe në muajin maj, 59 milionë euro.

Pra, në harkun e vetëm 6 muajve, nga maji në Tetor, Banka Qendrore e Shqipërisë ka blerë plot 1 ton ar, që në vlerë përkthehen në rreth 48 milionë euro. Kjo tendencë është tërësisht e re për bankën tonë qendrore, pasi gjatë gjashtë viteve të fundit, rritja ka qenë mjaft e vogël.

Kthesa ka ardhur pikërisht në muajin Qershor të këtij viti, dhe ka vazhduar, të paktën deri në Tetor, kur edhe kemi të dhënat e fundit. Tendenca për të blerë ar nga bankat qendrore është globale dhe ka nisur masivisht prej vitit të kaluar, ku u prek dhe rekordi më i lartë që prej vitit 1967, me 656 ton në nivel global. Blerja masive e arit të verdhë ka bërë që Shqipëria të jetë një ndër vendet më aktive në botë në këtë drejtim. Madje, Këshilli Botëror i Arit (Ëorld Gold Council) e përfshin në listën e 20 vendeve që kanë bërë blerjet më të mëdha në botë gjatë këtyre 10 muajve të parë të vitit.

Në vend të parë në botë është Turqia. Ekspertët e këshillit por edhe ata të Goldman Sachs shprehen se, për bankat qendrore ari është një aset fantastic, pasi është i sigurtë, likuid dhe gjeneron kthime në terma afat-gjatë. Por, ndër të tjera gjatë këtyre dy viteve tendenca është rritur edhe për arsye të tensioneve gjeopolitike, dhe bankat qendrore po i drejtohen metalit të verdhë për të balancuar disi këto rreziqe. Edhe yieldet negative për një pjesë të madhe të bonove qeveritare kanë ndikuar në këtë tendencë të re, të cilës duket se nuk i shpëtuar as Shqipëria me politikën e saj monetare./scan

05/11/2020 15:24

Dy artistat e ri të ‘Sinkronmusic’, sensacion brenda ditës