Lajme

A e detyroi AAK-ja Armend Zemajn që të tërhiqet nga kërkesa e tij për vetëizolimin pas kthimit nga Shqipëria?! Kjo është deklarata e ministrit të Shëndetësisë!

08/10/2020 21:35
nga:Gazeta Blic

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj duke folur për mosvënien e masës së vetëizolimit shtatë ditësh pas kthimit nga Shqipëria, ka theksuar se këtë vendim e kanë marrë pas vlerësimit të situatës së përgjithshme të pandemisë, raporton Gazeta Blic.

Ajo nuk e ka pranuar se tërheqjen nga kjo kërkesëe. Ka bërë për shkak të presionit nga ana e partnerit të koalicionit- AAK.

”Nuk është e vërtetë që masa e vetëizolimit është hequr për shkak të AAK-së. Partneri i koalicionit është shumë i kujdesshëm”, tha ai në emisionin “Prime Time” në Kanal 10, raporton Gazeta Blic.

Ai tha ndër të tjera se përditë ka ide të reja për masat anti- covid.

Ndryshe, ditë më parë Zemaj kishte propozuar që të gjithë kosovarët që kthehen nga Shqipëria duhet të vetëizolohen për shtatë ditë.

Ky propozim kishte nxitur reagime të ashpra nga AAK.

Zemaj nuk e përjashton mbylljen, paralajmëron masa të reja brenda këtij muaji

09/28/2020 19:35

Nitaj reagon pas aksionit në zyret e OVL të UÇK-së, ka një pyetje për Specialen