Showtime

A duhet të anulohen dasmat sipas Shyhrete Behlulit? Flet për GazetaBlic këngëtarja

05/14/2020 21:17
nga:N S

Anulimi i dasmave si shkak i pandemisë Covid-19-të, ka shkaktuar polemizim të këngëtarët e estradës kosovare duke shfaqur pakënaqësi të shumta.

Menjëherë pas marrjes së vendimit nga Ministria e Shëndetësisë, vërshuan mendime të ndryshme në rrjete sociale, shkruan portali GazetaBlic.

Ai që nisi gjithë këtë ishte këngëtari, Labinoti Tahiri duke thënë se nuk është veprim i duhur pasi që sipas tij ata fitojnë ‘bukën e gojës’ me ahengjet e shumta që mbahen dhe në të njëjtën kohë kanë të ardhura.

Lidhur me këtë temë, GazetaBlic ka marrë një prononcim të shkurtër nga këngëtarja e mirënjohur Shyhrete Behluli pasi që ajo është pothuajse njëra nga artistët shqiptare e cila kërkohet më së shumti në dasma dhe ahengje.

E pyetur se a është i duhur apo jo vendimi për anulimin e dasmave, këngëtarja Shyhrete Behluli për GazetaBlic tha se pa marrë parasysh situatën vendimi mbetet nga Ministria  dhe duhet ta pranojnë.

‘Po nuk e di a është vendim i duhur apo jo, ata do t’i shqyrtojnë edhe njëherë punën e dasmave, nuk e di nuk është që është mirë sepse dëmtohen shumë një zingjir i madh i njerëzve këtu në Kosovë që punojnë në sezonë por megjithatë ata e din se si duhet të veprojnë me i ndalu apo jo. Normal se neve nuk na konvenon, jo veç neve po secilit profil po megjithatë ata i din punët e veta, kështu që presim’, tha këngëtarja për GazetaBlic.

08/06/2020 22:53

Shyhrete Behluli dhe Ëngjëllusha: Na ka marrë malli për dasma