Sporti

A do vijë Macron në Tiranë bashkë me “Gjelat”? “E di Rama më mirë …”!

10/31/2019 19:33
nga:M K

“Arena Kombëtare”, projekti sportiv më madhor në Shqipëri, gjithashtu më i debatuari, një investim mbi 70 milion euro, do të jetë gati më 17 nëntor për të mirëpritur Francën.

Pas aludime dhe spekulimeve se “Arena Kombëtare” rrezikon të jetë gati në kohë për sfidën e fundit në “Euro2020”, është vetë presidenti i FSHF-ës, Armand Duka, i cili në një prononcim ekskluziv për News24 ka konfirmuar se gjithçka do të jetë gati për takimin kundër Francës:

“Punohet me intensitet dhe do të vazhdohet të punohet deri më datë 17 nëntor që ky stadium të inaugurohet kundër Francçs, po i japim dorën e fundit përgatitjeve. Kanë ardhur përfaqësues nga UEFA, kameramanë dhe media nga Franca dhe ne kemi mbajtur shënim të gjitha vërejtët që kanë pasur dhe po i riparojmë.

Gazetarët do të vendosën në katin e parë ku është dukur më e përshtatshëm për ta. Nuk ka asnjë dyshim që ky stadium do të inaugurohet ndaj Francës, përveç forcave madhore që nuk varen nga njerëzit”.

A do të jetë presidenti Macron në Shqipëri?

“Unë jam në dijeni që Macron sponsorizon ekipin kombëtar dhe ne jemi Macron për ekipin tonë, ndërsa për atë Macronin politik e di më mirë Rama sesa ne.

Emri I stadiumit?

“Ne jemi në proces dhe kjo do të përfundohet para inaugurimit. Janë disa oferta për emrin dhe uroj të arrijmë në një përfundim të kënaqshëm para datës 17 nëntor. Tribunat do të kenë emra personazhesh sportive apo historik të Shqipërisë.

11/12/2019 17:48

Kamberi: Ja pse zgjodha Shqipërinë para Kosovës