Showtime

A do t’i bashkohen protestës së thirrur nga Labi? Flasin për GazetaBlic, Shoqata e Gastronomëve

09/27/2020 16:21
nga:N S

GazetaBlic ka kontaktuar me Shoqatën e Gastronomëve duke i pyetur se a do i përgjigjen këngëtarit Labinot Tahiri për protestë.

Kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi tha për GazetaBlic se vendimin do ta marrin të hënën.

‘Zakonisht mbledhjet i mbajmë të hënën për vendimet që marrim gjatë javës. Jemi disa komuna në këtë shoqatë dhe nuk mund të marrim hov në këtë vendim. Të hënën do marrim vendim dhe do i përgjigjemi kësaj proteste’, përfundoj shkurt Kllokoqi për Blic.

Ndryshe, këngëtari, Labinot Tahiri ka paralajmëruar se do të mbajë protestë të merkurën për shkak të masave të reja nga Qeveria për gastronomët. Ai tha se do dal para Qeverisë vetëm me fëmijët në qoftë se nuk i bashkangjiten të tjerët.

Përveç statuseve në rrjete sociale, Labi ka dal edhe me një video-mesazh nga qyteti i vendlindjes së tij, Ferizaj duke bërë thirrje për protestë në të njëjtën kohë ka kritikuar ashpër Qeverinë dhe Ministrinë se shteti serb në atë kohë nuk ka bërë më keq se që po bënë kjo Qeveri sot.

/GazetaBlic/

 

 

 

 

10/01/2020 09:51

Labinot Tahiri me shkrim dedikues për nënën e tij:Drita e syve të mi, më linde e rrite që ta njoh botën të ëmbël