Lajme

A do të veprojë PDK si Vetëvendosja, ndaj thirrjeve të Kuvendit për seanaca?

02/10/2020 18:28
nga:Norë Kelmendi

Partia opozitare, Partia Demokratike e Kosovës edhe ka filluar të bojkotojë thirrjet e Kuvendit të Kosovës, qysh pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit si kryeparlamentare, shkruan GazteaBlic.

Në mbledhjen e parë të thirrur nga Kuvendi i Kosovës, askush nga deputetët e PDK-së nuk janë parë të pranishëm në sallën ku po mbahej mbledhja e kryesisë.

Vetëm pas pak çastesh, nga PDK-ja u arsyetuan për veprimin e tyre.

Ata bojkotimin e mbledhjeve të kryesisë e lidhën me veprimin e Vjosa Osmanit, e cila qysh në ditën e parë si kryeparlamentare, e kishte zhvendosur fotografinë e presidentit Thaçi nga vendi ku ishte dhe në vendin e tij e kishte vendosur fotografinë e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugovës.

Duke e quajtur veprimin e Osmanit si një akt jo ligjor dhe fëmijëror, PDK-ja edhe sot bëri njëjtë, bojkotoi thirrjen e Kuvendit të Kosovës për mbledhjen e kryesisë.

GazetaBlic ka konktaktuar deputetin e PDK-së, Kujtim Gashin, për ta pyetur nëse partia e tij njëjtë do të veprojë edhe me thirrjet për seancë, por ai nuk deshi të përgjigjet, duke thënë se nuk është kompetentë për këtë.

“Ju lutem kontaktojeni shefin e grupit parlamentar, s’mund të flas unë për këtë”, tha Gashi.

GazetaBlic ka provuar gjatë ditës të kontaktojë edhe shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamzën, por i njëjti nuk i është përgjigjur thirrjeve.

Kujtojmë se në seancën e e 3 shkurtit, për formimin e qeverisë, ku Kuvendi i Kosovës zgjedhi me 66 vota për Albin Kurtin si kryeministër, PDK-ja bojkotoi seancën, njejtë vepruan edhe me zgjedhjen e Vjosa Osmanit si kryeparlamentare.

03/24/2020 16:42

Kryesia vendosi: Në këtë sallë mbahet seanca për rrëzimin e Qeverisë Kurti