• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

A do të shkoj Fatmir Limaj në bisedimet në Bruksel, edhe pa lejen e Kuvendit ?

11/02/2018 20:33
nga:Q F

Fatmir Limaj është emëruar kryengeociator i ekipit dialogues nga Qeveria e Kosovës, muaj më parë.

Por ky ekip ende nuk është votuar nga Kuvendi i Kosovës, për ti dhënë leje për të qenë pjesë e dialogut Kosovë Serbi.

E gjasat për tu votuar ky ekip, janë zvogëluar edhe më shumë pas dështimit të rezolutës së opozitës që kërkonte që presidentit Thaçi ti ndalohet negocimi për territore në Bruksel.

Por a do të shkoj Limaj dhe ekipi negociatorë në Bruksel, edhe nëse nuk marrin miratimin e Kuvendit ?

Zëvendëskryeministri në Blic Intervistën ka thënë se është shumë e rëndësishme që në këtë proces të marrin pjesë sa më shumë përfaqësues dhe të koordinohen për temat e dialogut.

Ka shtuar se beson shumë që ekipit të tij do ti bashkohen të gjitha grupet politike.

“Unë ka muaj që po insistoj që të arrihet një konsensus  për këtë temë që është kaq e rëndësishme për vendin…Është shumë e rëndësishme që në këtë proces të marrin pjesë sa më shumë dhe të jemi të gjithë bashkë, si duket kjo përpjekje nganjëherë është keqkuptuar, dhe siç u pa edhe nga seanca është kufizuar në çështje numri a individi, mendoj që kjo është fatkeqësisht përtej kësaj.

Por unë nuk i kam ndal përpjekjet dhe nuk i ndali përpjekjet, unë jam optimist që ne do të kemi delegacion shtetërorë dhe forcat politike do ti bashkohen këtij delegacioni dhe do të jenë pjesë e këtij dialogu dhe këtij delegacioni në shërbim të vendit, unë jam optimist se do të mbërrijmë atje” është shprehur numri dy i Qeverisë.

Intervistën e plotë e gjeni në linkun më poshtë.

/GazetaBlic/