Lajme

A do të shkarkohen dy drejtorët nga Kosova që nënshkruajtën marrëveshjet në Gjermani? Flasin nga Qeveria

02/15/2020 13:00
nga:Norë Kelmendi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar për marrëveshjet e nënshkruara dje në Munih, mes Kosovës e Serbisë, shkruan GazetaBlic.

Gjatë ditës së djeshme, me ndërmjetësimin amerikan, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar dy marrëveshje fillestare, atë për hekurudhat dhe atë për autostradat.

Të dy ujditë u nënshkruan nga dy drejtorë të dikasterit të Infrastrukturës dhe Transportit, si përfaqësues nga Kosova.

Por lidhur me këtë përfaqësim, qeveria aktulale e vendit nuk ishte në dijeni.

Mbrëmë kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje.

Të njëjtën për GazetaBlic e tha sot edhe zëvendëskryeministri i vendit, Haki Abazi, duke mos u deklaruar nëse ndaj tyre do të hapet ndonjë procedurë ligjore për shkarkim.

Abazi tha se Qeveria e re është në hapat e tranzicionit të marrjes së përgjegjësive nga ministritë e qeverisë së kaluar.

“Ata janë të autorizuar nga ish-ministri Pal Lekaj, ne jemi në tranzicion të marrjes së përgjegjësive të ministrive të vjetra sigurisht që do të kalojmë hap pas hapi në marrje të përgjegjësive të plota dhe në mandatin politik por edhe në organizimin e ministrive”, tha Abazi për GazetaBlic.

Ndërkaq gjatë ditës së djeshme Ish- ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i është kundërpërgjigjur kryeministrit, Albin Kurti, i cili tha se drejtorët që e nënshkruan marrëveshjen, nuk e kishin autorizimin e tij.

Lekaj tha se se Albin Kurti nga data 3 shkurt i ka autorizimet e plota dhe se më nuk është në opozitë.

Albin Kurti tha se drejtorët e Pal Lekajt e nënshkruan marrëveshjen, vjen reagimi i ashpër i deputetit të AAK-së

03/29/2020 14:58

Kurti: Presidenti të mendojë për datë të zgjedhjeve, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga VV