• të fundit

BLIC.TV

A do të rikandidoj Isa Mustafa për kryetar të LDK-së?! Flet bashkëpunëtori i ngushtë i Mustafës

06/12/2019 22:09
nga:Gazeta Blic

Në episodën e radhës të dokumentarit “EXPOSE”, produkt televiziv i Gazeta Blic, ku flitet për zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, flet edhe njëri nga njerëzit më të afërt të Isa Mustafës, Bajram Gecaj.

Ai tha se nuk e di nëse do të rikandidoj Mustafa, derisa shtoi se do ta përkrah secilin lider që e zgjedhin organet e partisë.

“Unë jam njeri i afërt i strukturave të LDK dhe kam qenë gjithmonë i tillë. Isa Mustafa është kryetar i LDK-së, por ka qenë edhe kryeministër i Kosovës dhe jam në gjendje të përkah gjithë secilin lider të ri të LDK-së që del nga një Kuvend demokratik, sepse Kuvendi vendos. Psh unë ju them … një ish aktivistë i njohur i LDK –së dhe ish anëtar i Kuvendit të kaluar të LDK më tha Bajram, je bërë si me qenë vëlla binjak me Isa Mustafën dhe i thash shiko, unë skam qenë anëtar i Kuvendit (2006) dhe Isa Mustafën e ke zgjedh në Kuvend dhe për shkak të kësaj unë e kam përkrah liderin e parties. Ti nesër shko në Kuvend zgjidfhe kryetarin uën bëhem vlla binjakë me ty sepse jam institucionalist”, ka theksuar ai, raporton Gazeta Blic.

Ai ka përmendur disa emra, si kandidatë të mundshëm për kryetar partie.

“Unë nuk e di a do të kandidoj Isa Mustafa apo jo, por e ka thënë se në kohë të duhur do ta njoftoj publikun megjithatë kemi parë disa indikacione edhe pse ende nuk ka asnjë kandidaturë të shpallur zyrtarisht, se ato shpallen në Kuvend. Pra, ska asgjë zyrtare por ka indikacione që Lutfi Haziri, Fatmir Sejdiu, Vjosa Osmani dhe kjo për mua është pasuri që tregon se në LDK për dallim prej partive tjera ka konkurrencë, sepse dihet se në të gjitha Kuvendet përpos kohës kur ka qenë Ibrahim Rugova ne i kemi pasur së paku dy kandidatë”, tha ai për “Expose”.

I pyetur se kush duhet të jetë kryetar i ri i LDK-së, tha se “më së miri e din Kuvendi i LDK, pra ne mund të kem mendime personale por mendoj se askush në LDK të mos deklarohet për këto mendime, ne do t`i kemi 355 delegatë që do të votojnë liderin e LDK-së dhe ata do të vendosin a është mirë të bëhet ndryshim apo është mirë të shkohet me të kaluarën sepse ata janë njerëz që i ka zgjedh anëtarësia e LDK”, tha ai.