Lajme

A do të prishet koalicioni VV-LDK pas shkarkimit të Agim Veliut, flasin analistët!

03/18/2020 13:42
nga:Norë Kelmendi

Kryeminisri i vendit, Albin Kurti e ka shkarkuar nga posti i Ministrit të Brendshëm, Agim Veliun, shkruan Gazeta Blic.

Lajmi është bërë i ditur nga Qeveria përmes një njoftimi të lëshuar për media.

Sipas njoftimit të kryeministrit, Veliu u shkarkua me arsyetimin se mbrëmë gjatë një deklarate përhapi panikë në një kohë krize, siç po përballet vendi.

Pas shkarkimit të një prej njerëzve më të fuqishëm të LDK-së- Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëvë të  Brendshme nga ana e kryeministrit, mund të rrezikohet edhe funskionimi i koalicionit qeverisës.

Një zyrtar i lartë brenda LDK-së i ka thënë Gazetës Blic në kushte anonimiteti ka theksuar se LDK do ta shqyrtoj edhe mundësinë që të dalë nga koalicionit qeverisës.

“Pas shkarkimit të Veliut LDK nuk e përjashton edhe mundësinë e daljes nga koalicioni. Mirëpo, fillimisht do të diskutohet në kryesinë e ngushtë, në mënyrë që pastaj të vazhdohet me hapat tjerë”, tha ky zyrtar.

Sipas analistit politik, Ramush Tahiri, pas shkarkimit të Veliut nga Kurti, koalicioni VV-LDK, nuk ka shansa të mbijetojë.

Ai thotë për GazetaBlic, se Kurti nuk ka vepruar drejtë, duke mos u konsultuar me LDK-në për shkarkimin e Veliut.

“Nuk shoh mundësi që koalicioni me mbijetu me këtë vendim sepse koalicioni mes V-LDK ka qenë i vështirë dhe me shumë parime është kriju dhe kryeminsitri ani që ka të drejtën kushtetuese me shkarku cilindo ministër, ai këtë nuk mundet me bë pa u konsultu me partnerët e koalicionit, dhe nëse ai e heq Agim Veliu, duhet LDK-ja me marrë vendim a po don me heqë ajo, masi s’ka konsultim, nuk ka nder dhe nuk mundet kurqysh me e miratu këtë, LDK-ja e prishë koalicionin, qeveria nuk mund të bie, sepse Kurti mund ta foromojë një qeveri të pakicës me njerëzit që i ka brenda VV-së, qeveria bie nëse veq votohet në Kuvend dhe kërkon LDK-ja kështu në kuvend”, tha Tahiri për GazetaBlic.

Tutje lidhur me shkarkimin e Veliut, jo zyrtarisht ka reaguar edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se Kurti nuk është konsultuar paraprakisht me LDK-në e as me të për shkarkimin e Velit, duke e quajtur vendimin e tij, si të papranueshëm.

A do të prishet koalicioni pas shkarkimit të fuqishmit të LDK-së, Agim Veliut nga Albin Kurti?

Isa Mustafa: I papranueshëm shkarkimi i Veliut, Kurti s’më konsultoi

LAJMI I FUNDIT: Albin Kurti e shkarkon Agim Veliun

 

04/20/2020 21:32

Kurti: Agim Veliu u soll si ministri i Thaçit, nuk e ka dashur qeverinë me ne!