Lajme

A do të përjashtohet Vjosa Osmani? Flet kryeministri Hoti

06/10/2020 22:06
nga:E Sh

Kryeministri Avdullah Hoti ka komentuar çështjen e kryeparlamentares Vjosa Osmani, për atë që u përfolë mjaft shumë se mund të përjashtohet nga partia për shkak të qëndrimeve të fundit që ka paraqitur, e që janë konsideruar si jo në përputhje me ato të LDK-së.

Në lidhje me përjashtimin apo jo të saj, Hoti tha se LDK-ja njihet si parti që nuk përjashton askë edhe pse nga dikush mund të pësojë dëme.

“Kryetari Mustafa ka kërkuar vazhdimisht që të respektohet rendi demokratik brenda partisë. Derisa një shumicë e merr një vendim, detyrohet që edhe pjesa tjetër që nuk e ka mbështet atë vendim, ta mbështes atë”.

“Detyrat e mia janë specifike. Këtë pyetje duhet t’ia drejtoni strukturave të partisë. Është çështje e tyre, ne tani duhet të shkojmë përpara”.

“Nuk e di, besoj kryetari i LDK do kujdeset dhe vetëm ai do përgjigjet në këtë”.

“Ju e dini si funksionon LDK. Nuk jemi parti që përjashtojmë, askë, as ata që në momente të caktuara na kanë shkaktu dëme”.

Hoti është pyetur se si e komenton mos-udhëheqjen e seancës nga Vjosa Osmani ditën e zgjedhjes së Qeverisë së tij dhe mos-votimin e saj për këtë qeverisje.

Hoti tha se është çështje e saj dhe se s’do të komentoj veprimin e Vjosa Osmanit, por që vazhdon ta respektojë si Kryetare e Kuvendit.

“Kam nevojë të kemi bashkëpunim të plotë kushtetues, me kryetaren, presidentin dhe gjithë varësit e institucioneve.E kam votuar si Kryetare e Kuvendit, e kemi pasur bartëse në listë dhe ka pas gjithë mbështetjen e nevojshme në procesin e zgjedhjeve, por edhe procese të kaluara zgjedhore”, tha Hoti në Rubikon.

Ai gjithashtu tha se nuk mund t’i kërkojë askujt përgjigje se pse s’e kanë votuar, kësisoj as nga Vjosa Osmani.

“Është e drejtë e saj, s’e komentoj fare”, tha ai.

Hoti e thotë prerë: Nuk do të negocioj asnjë marrëveshje ku përfshihet shkëmbimi i territoreve

08/12/2020 17:09

Hoti garanton: Privatët që do të kryejnë teste për-Covid 19 do të mbikëqyren për çmimet