Lajme

A do të merren masa për parandalimin e COVID-19?! – Avdullah Hoti takim me drejtuesit e institucioneve shëndetësore!

07/04/2020 23:21
nga:A. R.

Nesër, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të zhvillojë një takim me krerët e institucioneve shëndetësore në vend, shkruan Gazeta Blic.

Ky takim do të zhvillohet pas konfirmimit të gjashtë vdekjeve vetëm gjatë ditës së shtunë dhe shtimit të rasteve me koronavirus në ditët e fundit.

Takimi është bërë i ditur nga zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media.

Sipas njoftimit, takimi do të mbahet prej orës 13:00 dhe pas takimit do të ketë konferencë për media.

Në këtë takim mund të merret ndonjë vendim për ndryshim të masave, për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Gjatë ditës së sotme kanë vdekur gjashtë persona nga koronavirusi në vendin tonë, duke e çuar numrin e të vdekurve nga COVID-19 në 64 raste.