Lajme

A do të mblidhet sot LDK-ja për përbërjen e Qeverisë?

06/01/2020 07:38
nga:E Sh

Edhe pse dje u njoftua se do të ketë një mbledhje të Kryesisë së LDK-së për të diskutuar për përbërjen e Qeverisë së re, ajo nuk u mbajt.

Për GazetaBlic dje ka konfirmuar anëtari i kryesisë, Besian Mustafa.

Ai ka thënë se vetëm pas publikimit të aktvendimit nga Gjykata Kushtetuese, do të ketë mbledhje.

“Takimi mbahet pas publikimit të aktvendimit nga Gjykata Kushtetuese, tentativisht mbahet takimi nesër. Mirëpo këtij takimi i paraprinë publikimi i aktvendimit”, ka thënë ai.

Pritet që sot kjo gjykatë të dalë me aktvendimin e plotë, rrjedhimisht pas saj, LDK-ja do të mbajë mbledhjen e paralajmëruar./GazetaBlic

Vendimi i papritur: LDK e shtyen për nesër mbledhjen e Kryesisë

Analisti politik: LDK po blen kohë duke përdorur Gjykatën Kushtetuese deri sa t’i siguroj votat për Qeverinë

07/08/2020 00:00

Edhe një deputet i LDK-së preket nga koronavirusi