Showtime

A do të mbahet këtë vit “Sunny Hill”? Flet babai i Dua Lipës

03/24/2020 13:19
nga:N S

Babai i këngëtares së njohur, Dua Lipa, Dukagjini ka folur për situatën aktuale që ka kapluar botën dhe se çfarë do të ndodhë me festivali “Sunny Hill”.

Ai ka thënë se aktualisht ekipi i “Sunny Hill” ende nuk kanë marr një vendim për mosmbajtjen e festivalit.

“Jemi duke vazhduar përgatitje, por për çdo ditë jemi duke e përcjellur se çfarë po ndodhë në rajon, asnjë festival në rajon nuk ka jap shenjë të mosmbajtjes, me kënaqësi do ta mbanim, por për shkak të sigurisë do të vazhdojmë të përcjellim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Lipa.

Ndërkohë, Dukagjini tutje ka folur edhe për Duan dhe anagzimet e saj të fundit gjatë kohë së përhapjes së pandemisë.

“Dua është në Londër, është një kohë jo më e mira për industrinë e muzikës, por janë gjëra që nuk mundem me i tejkalua, nuk ka logjikë nëse shtyjmë albumin edhe pse jemi ende duke e planifikuar mbajtjen e disa performancave live, pjesën e promovimit të albumit është duke e bërë nga shtëpia.”

11/07/2020 16:57

“Fever” nga Dua Lipa, arrin 3 milionë klikime brenda 24 orëve