Sporti

A do të luhet Shqipëri-Francë në stadiumin e ri? Duka jep përgjigjen e prerë

11/08/2019 21:27
nga:M K

Do të luhet apo jo me Francën në kryeqytet, kjo ka qenë pyetja dhe lajmi kontradiktor i ditëve të fundit që ka sjell edhe një lloj konfuzioni në vrullin punimeve për përfundimin e punimeve në “Arenën Kombëtare”.

“Lajmet që s’do luhet në kryeqytet janë lajme për klikime që bëjnë disa media pasi lajmi keq shet me shumë”, tha presidenti i FSHF-s Armand Duka në Top Channel.

Kujtojmë se çështja e “Arenës Kombëtare” ishte mjaft e përfolur muajve të fundit, sidomos pas zërave se e njëjta nuk do të licencohet për shkak të vërejtjeve të UEFA-së.

04/12/2019 12:49

Armando Duka tregon kur do të konfirmohet selektori i ri i kombëtares shqiptare