Lajme

A do të ketë takim ndërmjet Vetëvendosjes e LDK-së, sot? Kjo është përgjigja e Vetëvendosjes!

08/30/2019 12:26
nga:Gazeta Blic

Takim pas takimi kanë pasur zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe atë të Lëvizjes Vetëvendosje, në ditët e kaluara në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje për të arritur një koalicion parazgjedhor.

Në njërën anë Isa Mustafa, kryetar i partisë me Albin Kurtin, drejtues i subjektit Vetëvendosje, e në anën tjerë në nivel më të ulët si Lutfi Haziri e Kujtim Shala dhe Gluak Konjfuca e Besnik Bislimi.

Një takim ndërmjet Mustafës e Kurtit kishte ndodhur edhe të enjten në njërin nga hotelet e njohura në Prishtinë, por që ende nuk ka marrëveshje zyrtare.

Kur kanë mbetur më pak se 12 orë kur në KQZ secili subjekt që lidh marrëveshje duhet t`i dorëzojë listat, këtë të premte nuk është planifikuar asnjë takim ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe atyre të lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë për Gazeta Blic e ka thënë zëdhënësi për media në Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

“Jo takim të paraparë për sot nuk ka”, ka thënë shkurt ai për Gazeta Blic.

‘Sebepi’ i një mosmarrëveshjeje ndërmjet LDK-së dhe VV-së është bërë pozita e kryeministrit se cilës parti duhet t`i takojë në rast se këto dy subjektet politike arrijnë marrëveshje.

Lufti Haziri, nënkryetar i LDK-së dhe njëkohësisht shef i shtabit zgjedhor, të enjten në një paraqitje para mediave ka thënë se janë afër që me partinë e Albin Kurtit të arrijnë koalicion parazgjedhor.

Edhe në Lëvizjen Vetëvendosje dje kanë konfirmuar se janë dukë punuar intensivisht që me LDK të arrihet marrëveshje.

Liburn Aliu deklaroi të enjten se me LDK dhe grupet punues LDK – VV do të punohet deri në “5 minuta para 12” të së premtes për gjetjen e një rruge për të lidhur koalicion që nga të dyja taborët po llogaritet si fitues.