Lajme

A do të jetë Kujtim Shala kandidat i LDK-së për kryeministër të Kosovës? Tregon ai

02/19/2019 12:00
nga:M H

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka deklaruar se nuk ka asnjë ambicie që të bëhet kryeministër i Kosovës. Ani pse ai, gjatë ditës së djeshme ka përkrahur një sondazh të realizuar nga një faqe fantome në rrjetin social“Facebook” e cila ka nxjerrur si rival të tij për pozitën e kryeministrit liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin.

Ish-ministri i Kulturës, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, Kujtim Shala në një përgjigje të shkurtë dhënë për “Gazeta Blic”, mohoi se dëshiron një post të tillë.

“Përgjigje kam dhënë në disa raste, unë nuk kam asnjë ambicie”, tha ai.

Kurse, në sondazhin i cili u shpërnda gjatë ditës së djeshme, Shala ka marrë mbështetje të madhe nga komentuesit që ai të jetë i përzgjedhuri nga LDK për postin e kryeministrit.

Po ashtu, ai mbështetje ka marrë edhe nga një ish deputet i kësaj partie. Fjala është për Salih Morinën, i cili ka komentuar tek sondazhi i realizuar./Gazeta Blic./

 

 

03/23/2019 11:30

Florenzi nuk po këndellet nga lëndimi, ja sa gjatë do të mungojë