• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

A do të jap dorëheqje Dhurata Hoxha, pas dështimit për liberalizim ?

12/12/2018 20:06
nga:Q F

Kosova ka dështuar të marr vendim pozitiv për liberalizmin e vizave edhe në vitin 2018.

Kosova u largua nga agjenda e Këshillit të Ministrave në momentin e fundit, dhe sipas ministres Hoxha, kjo u bë pa asnjë arsyetim e as shpjegim logjik.

Vazhdimi i izolimit edhe për këtë vit për kosovarët, ka bërë që shumë persona të kërkojnë dorëheqjen ministres Hoxha, e madje edhe të Qeverisë Haradinaj.

Por ministrja e Integrimeve Dhurata Hoxha, thotë se nuk e ka menduar dorëheqjen si opsion, kjo ngase sipas saj, Kosova dhe institucioni që ajo drejton ka kryer të gjitha punët dhe detyrat që i janë caktuar.

Andaj sipas saj dorëheqja nuk është një opsion.

 

“Jo nuk e kam menduar dorëheqjen. Në fakt disa nga thirrjet e organizatave civile që po i shohim, njëra nga to të paktën mban përgjegjësi nëse paskemi dështuar ne të ecim përpara në procesin e integrimit, atëherë njëri ka qenë sekretar i përgjithshëm këtu për 8 vite e gjysmë me radhë ish sekretari të cilit ja kam ndërprerë kontratën për shkak të keqmenaxhimit dhe për shkak të mos ecjes përpara të procesit, pra sa i përket përgjegjësisë morale unë jam shumë e gatshme me kërku përgjegjësi aty ku duhet të jepet përgjegjësia, mirëpo në këtë rast institucionet e Qeverisë dhe Republikës së Kosovës e kanë kryer punën e vet, ne i kemi kry punët tona” ka thënë Hoxha në intervistën e dhënë për Gazetën Blic.

Ajo ka thënë se i kanë kryer të gjitha kriteret e kërkuara prandaj është e padrejtë të kërkohet dorëheqja për diçka që është konfirmuar dhe rikonfirmuar disa herë që kriteret janë plotësuar.

Ndiqeni të plotë intervistën me Dhurata Hoxhën në linkun më poshtë.

/GazetaBlic/

03/17/2019 21:44

Vuçiq: Falë meje sot nuk e kemi Kosovën në OKB