Lajme

A do të bjerë borë nesër në Kosovë, tregojnë meteorologët

03/01/2020 13:20
nga:N.K

Në fundjavë intervale më të gjata me diell, temperaturat në rritje. Ditëve të para të paraverës meteorologjike me mot të butë, kohë pas kohe me shi.

Ndërkohë, ditëve të para të pranverës meteorologjike, që fillon më 1 mars, një ciklon do të kalojë nga Adriatiku, i cili nga dita e hënë në vendin tonë sjellë vranësira më të shpeshta dhe herë pas here me reshje të shiu. Në aspektin termik temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme në të dy vlerat ekstreme.

Vlerat ditore të cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, e kohëpaskohe vlerat e çastit do të kalojnë edhe në të pashëndetshme, kryesisht orëve të mbrëmjes.

29.02 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica. Gjatë mbrëmjes me vransira.

1.03 – Paradite kryesisht kthjellët. Ditën më butë me shtim të vransirave. Vonë në mbrëmje riga lokale shiu.

2.02-3.03 – Butë dhe me erë. Të hënën vransira dhe intervale me diell, herët në mëngjes dhe paradite vende-vende me reshje të dobëta shiu. Ditën e martë, paradite pjesërisht vranët. Gjatë ditës vransirat do të shtohen. Pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu.

4.03 – Butë, kryesisht me vransira. Herët në mëngjes me shi. Gjatë ditës dhe në mbrëmje kohëpaskohe me shi. Në vise kodrinoro-malore borë.

Temperaturat minimale në fundjavë do të luhaten nga -3C deri në -1C, e në fillim të javës do të rriten në 4C deri 6C. Temperaturat maksimale gradualisht në rritje nga 7C, të shtunën, deri në 15C, të hënën.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi dhe jugu 1-9m/s, e nga dita e hënë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu jugor 6-14m/s.

Shtypja atmosferike në rritje, e nga e hëna gradualisht do të pësojë rënie të theksuar nën vlera normale.

03/22/2020 22:14

Fillojnë reshjet e borës në Kosovë!