Lajme

A do të arrestohet edhe Nasim Haradinaj?

09/25/2020 14:31
nga:A. R.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë se nuk do t’i përgjigjet forcave të EULEX-it.

Pas arrestimit të kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, nënkryetari Nasim Haradinaj thotë se nuk do të shkojë në organizatë.

”Nuk shkoj në organizatë. Nuk i përgjigjem EULEX-it sepse ata e arrestuan Hysni Gucatin”, ka deklaruar ai për klankosova.

Ai ka thënë se ishte rrugës për në OVL-UÇK meqë ia kishte kërkuar këtë kryetari Gucati, ngase, sipas tij, nevojitej që ti nënshkruajë disa dokumente.

“Mund të më arrestojnë kudo në rrugë, ose nesër ose masnesër por unë nuk do të hyj aty sot”, u shpreh ai.

Tension para zyreve të OVL UÇK-së, disa persona tentojnë ta pengojnë EULEX-in për ta marrë Hysni Gucatin (Video)

Tension para zyreve të OVL UÇK-së, disa persona tentojnë ta pengojnë EULEX-in për ta marrë Hysni Gucatin (Video)Si e komentoni arrestimin e Hysni Gucatit nga EULEX dhe dërgimin e tij në Hagë?www.gazetablic.com

Publiée par GazetaBlic sur Vendredi 25 septembre 2020

Momenti kur Hysni Gucati nxirret nga zyret e OCL UÇK-së, nën rrethimin e dhjetëra policëve të EULEX-it (Video)

Momenti kur Hysni Gucati nxirret nga zyret e OCL UÇK-së, nën rrethimin e dhjetëra policëve të EULEX-it (Video)www.gazetablic.com

Publiée par GazetaBlic sur Vendredi 25 septembre 2020