Lajme

A do ta votojë AAK-ja mocionin për rrëzimin e Hotit pas përplasjeve të fundit? Flet Rasim Selmanaj!

08/06/2020 12:50
nga:N.K

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk pritet ta përkrahë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Hoti, pjesë e si cilës janë edhe vetë, shkruan GazetaBlic.

Edhe pas përçarjeve të fundit dhe debateve të nxehta mes kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe atij të LDK-së, Isa Mustafës, AAK-ja nuk pritet të largohet nga qeveria Hoti.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, tha për GazetaBlic, se AAK-ja beson se koaliconi me LDK-në dhe NISMA-n, do të vazhdojë edhe më tutje.

“Normal që ne i kemi pasë vërejtjet tona sa i përket dialogut mendoj që koalicioni vazhdon me punu unë besoj që në të ardhmen do jemi më mirë të koordinuar, çështja e mocionit, opozita e ka synim me rrëzu si qeverinë dhe është demokratike, ne si AAK nëse respektohen ato që janë pjesë e marrëveshjes ne vazhdojm të jemi aty”, tha Selmanaj për GazetaBlic.

Selmanaj tutje thotë se LDK-ja duhet të reflektojë karshi shqetësimeve të AAK-së.

“Shpresoj që partneri ynë në qeveri do të reflekëtojë në ato që ne i kemi shprehë si shqetësime dhe unë dua të besoj që ky koalicion do të vazhdojë”.

Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Nënkryetarja e VV-së, Arbërie Nagavci, në një konferencë për medie ka numëruar siç ka thënë ajo dështimet e kësaj Qeveri.

Gjatë së mërkurës kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur kritikave të kreut të AAK-së dhe partnerit të koalicionit, Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit, dha shenja se koalicioni mund të prishet nëse nuk koordinohen për negociatat finale me Serbinë.

Mustafa tha se shumë shpejt do ta takojë kreun e AAK-së, për t’i diskutuar përçarjet që janë shfaqur ditëve të fundit në media, nga partnerët e koalicionit.

09/21/2020 23:49

A po largohet nga AAK?! Kjo është përgjigja e Donika Kadaj- Bujupit