• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

A do ta udhëhiqte LDK-ja Qeverinë me Lëvizjen Vetëvendosje, tregon Zemaj!

03/02/2019 20:19
nga:FL.B

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj nuk sheh të ketë shumë përafrime mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një intervistë për GazetaBlic, Zemaj ka treguar se pavarësisht përafrimeve të dukshme, ka koncepte të cila i bëjnë dy partitë të mos pajtohen me njëra tjetrën.

Ai madje shton se ndonëse ju ka rënë të gjejnë mirëkuptime në debatet parlamentare dhe në kërkesat për interpelancë, sipas tij, kjo nuk do të thotë se që ky bashkëpunim mund të vazhdojë edhe në të ardhmen, qoftë edhe për një udhëheqje të vendit.

Po është e vërtetë se ka përtej bashkëpunimit ndër parlamentar, është edhe bashkëpunimi i cili ndërlidhet edhe në aspektin e përafrimit të temave që kanë rëndësi të veçantë.

Tash në këtë aspekt lidhen edhe temat se si se shohim zhvillimin ekonomik, apo tema që janë në aspektin nacional do të thotë edhe ky quhet një lloj përafrimi sepse në të kaluarën ju e dini, ata kanë orientim të majtë ne kemi orientim të qendrës së djathtë dhe këtu konceptet shpesh herë dallojnë.

Por tash për interes të vendit dhe kërkesës për një qeverisje të mirë jo rrallëherë kemi bashkërenduar tema të cilat i përafrojnë edhe programet edhe ideologjitë dhe kemi pasur edhe debate  parlamentare edhe kërkesa për interpelancë por nuk do të thotë që ky bashkëpunim mund të vazhdojë edhe në të ardhmen qoftë edhe për një udhëheqje të vendit ashtu siç dakordohen partnerët në bazë të gjithë asaj që e thash, një Qeverie që e zhvillon vendin dhe e integron vendin.” – ka thënë Zemaj për GazetaBlic.

Ai ndër të tjera ka treguar se si përafrim logjik me LVV-në e sheh mos dorëzimin e kësaj partie për çështjet të cilat nuk janë në të mirë të vendit derisa ri-përsëritë se vendimi kryesorë merret nga kryesia e LDK-së e jo nga vet ai si person.

Është e vërtetë se ne nuk lëshojmë pe në temat të cilat e dëmtojnë vendin, apo në interes të individëve të caktuar të cilët mund të jenë edhe mund të kenë qasje jo të drejtë ndaj sundimit në vend apo edhe aferave që ndërlidhen me dëmtimin institucional dhe zhvillimorë të Kosovës, ky është përafrimi edhe logjik i parë.” – ka shtuar Zemaj.

/ © GazetaBlic /