• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

A do ta falimentoj Telekomin 26 milionëshi i Z Mobile?! Kjo është përgjigja e Kryeshefit Istrefi!

05/14/2019 21:21
nga:Gazeta Blic

Drejtori i Përgjithshëm i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka thënë se 26 milionëshi i Z Mobile, nuk e rrezikon falimentimin e kësaj ndërrmarrjeje publike.

Këtë përgjigje Istrefi e ka dhënë në një intervistë për emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin.

“Nuk e shoh rrezikun e falimentimit për Zmobile, për 26 milionë eurot. Dhe në takimet me kryeministrin i kam thënë se Telekomi nuk është në rrezik, nuk është në falimentim dhe nuk falimenton”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, në vitin 2016 është marrë vendimi i arbitrazhit për 30 milionshin dhe shtoin ai, të gjitha institucionet kanë qenë të njoftuara dhe jemi në një situatë ku në bazë të kontratës jemi të obliguar t`i zbatojmë.

“Dhe gjashtë muaj para përfundimit të licencës së Telekomit, të dyja grupet të formojnë komisione dhe të shikojmë rinegocimin e kontratës Telekom – Zmobile dhe në procesin e kontratës që e kemi obligim e kemi përmbyll. Kam kërkuar nga Bordi që të me lejon të formoi komision për rinegocim me ZMobile dhe ne jemi në fazën e negoicimit me ta”, tha ai.

Ai ka zbuluar për “Blic Interview” se ka kërkuar tri herë mbështetje ligjore, në mënyrë që të mbështetet komisioni dhe siç tha ai, asnjëherë nuk ka marrë përgjigje.

“Ne kemi filluar negociatat me ta (ZMobile), ka ardhur njoftimi për ekzekutim dhe e kam njoftuar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Kryeministrin se në rast se institucionet tona nuk e marrin më me serizozitet dhe nuk e kthejnë vëmendjen kah Telekomi i Kosovës dhe ezkzekutohet vendimi për pagesën atëherë, Telekomi faktikisht rrezikohet”, tha Istrefi.

Ndryshe, ditë më parë përmes një letre, Z Mobile, i Blerim Devollit i ka dhënë disa ditë afat Telekomit që t’i paguajë 26 milionë euro, pas verdiktit që kishte dhënë Arbitrazhi në këtë rast, në të kundërtën do ta përmbaroj lëndën, duke ia bllokuar kështu llogaritë TK-së./ Gazeta Blic

  • #BLICINTERVIEW | Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi