Showtime

A do jetë Jonida Maliqi, përfaqësimi tjetër dështues nga Shqipëria në Eurovision?

05/15/2019 14:46
nga:Linda Ibrahimaj

Mbrëmë u mbajt nata e parë gjysmëfinale e Eurovision 2019, ku ishin 10 shtete që kaluan për në finale e cila do të mbahet të shtunën, me datë 18 maj, shkruan GazetaBlic.

“Ktheju Tokës” nga Jonida Maliqi, e cila ishte kënga fituese e festivalit të 57-të në RTSH, do jetë pikërisht ajo që do përfaqësojë Shqipërinë të enjten, më datë 16 maj, në këtë ngjarje të madhe muzikore, të organizuar në Tel Aviv, Izrael.

Por, a do arrijë Jonida Maliqi me këtë këngë të kalojë në natën finale?

Artistja këtë periudhë kohe publikonte video të shumta në shtete të ndryshme, ku prezantonte këngën e saj, e sipas Maliqit “Ktheju Tokës” po pritet si është më së miri.

Në fakt, nuk është ndonjë çudi, kështu ka ndodhur dhe me këngëtaret e mëhershme, të gjitha pëlqeheshin shumë, por në fakt nuk kalonin as “pragun e shtëpisë”.

“Ktheju Tokës” këngë kjo e cila trajton një temë të ndjeshme, atë të emigracionit, mirëpo me muzikën që ka, dhe bazuar në këngët fituese të viteve më parë, vështirë të marrë ndonjë ovazion nga publiku atje. Ovazion ky që do rezultojë po aq sa ai për këngëtaret si Eneda Tarifa, Linda Halimi, Olta Boka, Luiz Ejlli, Kejsi Tola, Frederik Ndoci, Aurela Gaçe, Juliana Pasha, përjashtuar këtu, Rona Nishliun dhe Eugent Bushpepën.

Jonida Maliqi / Getty Images

Është diskutuar gjatë që ‘dallaveret’ në festivalin e RTSH-së, nuk është se pakësohen nga viti në vit. Madje vitin e kaluar Manjolla Nallbani bëri deklaratën e fortë, ku sipas saj fituesi (Eugent Bushpepa) ishte vendosur 20 ditë para se festivali të fillonte.

Ndërsa është komentuar gjatë dhe nga publiku, se ky festival nuk duhet të jetë vendimtar për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision, pasi këngët që zgjedhin këngëtarët janë të “vdekura”, dhe se publiku është ai që do pak ritëm, duke qenë se shumica e këngëve fituese janë të tilla./GazetaBlic

08/17/2019 23:06

U martua 4 javë më parë, polici vdes tragjikisht