Lajme

A do e pranonte postin e Presidentit të Kosovës? Kjo është përgjigja e Veton Surroit

03/08/2020 23:15
nga:Gazeta Blic

Publicisti, Veton Surroi, ka treguar në një intervistë se a do të pranonte postin e presidentit të Kosovës, po t’i ofrohej një mundësi e tillë.

Së pari ai i tha se Albin Kurtit do ti marrin shumë energji disa çështje që lidhen me qeverisjen e brendshme të Kosovës, që kryesisht kanë të bëjnë me aspektin ekonomik të vendit.

“Jo nuk besoj se është lëvizje populiste, besoj se është ne reformim. Do të ndeshet me shumë probleme, në këtë proces e sipër dalin mënyra se si të bllokohet gjakderdhja ekonomike e vendit, shpërdorimi i parasë publike, punësimet që janë me mentalitet feudal. Kjo është vetëm maja e ajsbergut. Këto janë çështje që do të duhet të marrin shumë energji”, tha Surroi.

I pyetur nëse do të pranonte të kandidonte në postin e Presidentit të Kosovës, Veton Surroi nuk dha një përgjigje direkte. Megjithatë, ai la të kuptohet se do ta pranonte një gjë të tillë.

“Unë jam në politikën aktive, emri im lakohet shpesh për ambasador, kryeministër, ministër. Kjo nuk është pjesa e politikës me të cilën merrem. Ajo që merrem është shkrimi. Përderisa të jetë kështu, kontributi im është gratis. Gjithmonë kam qenë i vullnetshëm të kontribuoj. Ka qenë pjesë e një misioni që do të vazhdojë derisa të përmbyllet”, tha Surroi për RTV Ora.

03/31/2020 09:44

Kosova rrezikon të humbë rreth 200 milionë euro