Lajme

A ka arritur PDK ndonjë marrëveshje në Mitrovicë, tregon Valdete Idrizi

11/07/2017 10:07
nga:M H

Kandidatja për kryetare të Mitrovicës nga radhët e PDK-së , Valdete Idrizi ka thënë për “Gazeta Blic” se deri më tash nuk kanë arritur asnjë lloj marrëveshje me partitë politike rreth balotazhit të 19 nëntorit.

“Asgjë përveç koalicionit me qytetaret, nuk ka ende diçka zyrtarisht mirëpo kemi votues edhe nga partitë tjera sepse po i shohim nëpër aktivitete të ndryshme që po janë prezent  ne jemi të hapur për të gjitha partitë politikë që të kemi bashkëpunim ”, është shprehur Idrizi.

Gazeta Blic ka biseduar edhe ma kandidatin tjetër që është në garë për kryetar të Mitrovicës Agim Bahtirin.

Ai e ka quajtur punë të përfunduar fituesin e Mitrovicës, ndërsa ka shtuar se i duhet vetëm edhe kuvendi komunal.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, Valdete Daka ka grumbulluar gjithsej 9.119 vota ose në përqindje 29.45%.

Dhe Agim Bahtiri nga Aleanca Kosova e re ka marrë 8,393 vota, ose në përqindje 27.11%.

I treti është radhitur kandidati i LDK-së Safet Kamberi me 6,695vota./GazetaBlic./

11/20/2017 12:36

Gjuriq: Lista Serbe fitues absolut i zgjedhjeve lokale në Kosovë