Sporti

Ditë e pafat, Ismajli dhe Gjimshiti pësojnë lëndime, detyrohen të largohen nga fusha

01/11/2025 15:57
nga:Mergim Rreci

Nuk kanë të ndalur lëndimet për futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë.

Pas Armando Brojës, lëndime kanë pësuar edhe dy mbrojtësit e kuqezinjëve, Ardian Ismajli dhe Berat Gjimshiti, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjimshiti u largua në minutën e 25-të nga ndeshja që skuadra e tij po e zhvillon ndaj Udineses, kurse Ismajli la fushën poashtu në minutën e 21-të ndaj Lecces.

Lajme shumë të këqija, por shpresojmë që lëndimet e tyre të mos jenë shumë serioze.

/GazetaBlic Sport/