Euro2024

Morata pritet të bashkohet me Milanin pas ‘EURO 2024’

07/10/2024 12:36
nga:Mergim Rreci

La Gazzetta dello Sport raporton se Alvaro Morata pritet t’i bashkohet Milanit pas finales së EURO 2024, edhe pse spanjolli ende nuk ka rënë dakord për kushtet personale me kuqezinjtë.

Raporte të shumta thonë se Milani është gati të paguajë klauzolën prej 13 milionë eurosh të Alvaro Moratas për ta nënshkruar atë nga Atletico Madrid. Sipas Gazzetta-s, spanjolli pritet t’i bashkohet kuqezinjve pas Euros, transmeton GazetaBlic Sport.

Milani thuhet se i ka ofruar Moratas një kontratë trevjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon plus shtesa, por spanjolli kërkoi një marrëveshje katërvjeçare dhe 5 milionë euro pagë.

Spanja e Moratas u kualifikua në finalen e EURO 2024 të martën, duke mposhtur Francën 2-1 në Mynih. Pas ndeshjes, një roje sigurie goditi aksidentalisht ish-sulmuesin e Juventusit, por Morata siguroi tifozët mëngjesin e sotëm se ai ndihej mirë.

/GazetaBlic Sport/