Lajme

Në gjendje të rënduar shëndetësore gjendet gruaja e zhdukur në Dragash

03/19/2024 22:19
nga:G C

Është gjetur gruaja e raportuar si e zhdukur në fshatin Bresanë të Dragashit.

Lajmin e bëri të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi për medie, ku tha se gruaja është gjetur në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas njoftimit, gruaja është gjetur në një rrugicë fshati në Bresanë, dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare të Bresanës.

“Sot me datën 19.03.2024 rreth orës 14:10 min nga ekipet policore të cilit ishin në teren kemi pranuar informatën se në një rrugicë fshati, në fshatin Bresanë, gruaja e raportuar e zhdukur është gjetur e gjalle por në gjendje të rënduar shëndetësore, ajo fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Bresanë dhe pas tretmanit mjekësor fillestar, viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet ndër të tjera në njoftimin policor.