Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Kosovën në shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë.
Begaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova është një faktor pozitiv, paqedashës dhe i rëndësishëm për sigurinë në rajonin e Shqipërisë.
Më tutje ai tha se edhe pse Kosova e Shqipëria janë dy shtete, ato janë një komb e një gjuhë me një kulturë.