Lajme

Enver Hasani komenton flamurin e Dardanisë në zyre të Presidencës

04/07/2021 21:55
nga:M K

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese ka komentuar flamurin e Dardanisë, i cili me t’u zyrtarizuar Vjosa Osmani, ka gjetur vend në presidencën e Kosovës.

Megjithatë, sipas Hasanit ky gjest i Presidentes Osmani përçon mesazhe politike dhe si i tillë është i gabuar, përcjell GazetaBlic.

Tutje, Hasani ka thënë se ai është trashëgim i vetëm një spektri të caktuar politik.

“Flamuri i Dardanisë përçon mesazhe politike. Atë flamur e kanë trashëguar vetëm një pjesë e spektrit politik. Është e drejtë e tyre, por është i panevojshëm realisht”, ka thënë ndër të tjera Hasani në Pressing.

LEXO EDHE:

“Vjosa Osmani ka të drejtë ta mbajë flamurin e Rugovës kudo privatisht, por assesi në Presidencë”

/GazetaBlic/