Sporti

99% e vendimeve të gjyqtarëve kanë qenë të rregullta, sipas Infantinos

07/14/2018 09:26
nga:Lorik J

VAR-i ka ndihmuar shumë që vendimet e gjyqtarëve të jenë sa më të sakta dhe kjo u vërejt edhe në Kupën e Botës 2018.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino beson se VAR-i ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm në kampionatin botëror në Rusi, shkruan GazetaBlic

“Rezultatet janë jashtëzakonisht të qarta dhe jashtëzakonisht pozitive. Deri më tani kanë qenë mbi 440 kontrolle, ka pasur 19 rishikime në 62 ndeshje. Pas rishikimeve u ndryshuan 16 vendime. Falë VAR-it ne e rritëm korrekësinë nga 95 përqind në 99.32. Nuk është 100 përqind, por është 99.32 përqind që është më mirë se 95 përqind, ” tha Infantino.

Ai gjithashtu tha se VAR është përparim për futbollin, pasi po ndihmon sportin më të popullarizuar pa ndryshuar thelbin e saj.

/GazetaBlic/

07/22/2018 20:25

Zyrtare: Ozil pensionohet nga Gjermania