Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha u takua sot me të rinjtë e Komunës së Istogut.
Berisha thotë se shpirti i tyre entuziast, energjia dhe dëshira për ndryshim janë forca që mund të sjellin përparim dhe zhvillim në çdo fushë, shkruan GazetaBlic.
Më poshtë keni postimin e Berishës:
“Saaaa energji, saaa ëndrra, saaaa plane për të ardhmen…
Sot, Beka pati mundësinë të takohej në hotelin “Scanderbeg” me të rinjtë e Istogut, ku para tyre prezantoi planprogramin e partisë.
Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të bisedosh me të rinjtë tanë, sepse çdo bisedë me ta është një mundësi për të reflektuar mbi potencialin e jashtëzakonshëm që ata disponojnë. Shpirti i tyre entuziast, energjia dhe dëshira për ndryshim janë forca që mund të sjellin përparim dhe zhvillim në çdo fushë”, shkruan Berisha.
/GazetaBlic