Cool

80 vjeçarja lyen flokët për herë të parë, reagimi kur sheh veten po bën xhiron në internet

01/12/2019 15:03
nga:L I

Për herë të parë në moshën 80-vjeçare, e moshuara Alayde Menna Barreto leu flokët e saj në ngjyrë jeshile dhe reagimi kur pa veten në pasqyrë po bën xhiron e rrjetit.

Ajo është filmuar në momentin që njëra prej familjareve i ka mbyllur sytë dhe më pas ka larguar duart, duke e lënë pa fjalë 80-vjeçaren e cila pa veten me flokët jeshil.

Asaj i pëlqeu jashtë mase look-u i ri saqë u hodh përpjetë nga gëzimi dhe nisi të thërrasë me të madhe.

Momenti kur 80-vjeçarja sheh për herë të parë veten me flokët e lyera po bën tashmë xhiron e rrjetit.