Lajme

8 vjet burgim e 4 mijë euro gjobë për hajnat që vodhën bankën në Kamenicë

04/16/2018 10:42
nga:Gazeta Blic

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve B. A. dhe A. L.

Të akuzuarit shtetas të Republikës së Kosovës, me datë 23.02.2018 në orën 15:15 minuta, me maska depërtuan brenda objektit të Bankës “Finca” në Kamenicë dhe nën kërcënimin e armës morën nga kasaforta e kësaj banke shumën prej 670 euro.

“Me këto veprime të akuzuarit kanë kryer veprat penale: grabitja dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatën nga kjo gjykatë.

Trupi gjykues pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës, dëgjimit të dëshmitarëve dhe pranimit të fajësisë nga të akuzuarit, ka shqiptuar dënim për të dy të akuzuarit me nga katër (4) vite burgim dhe nga dy mijë (2000) euro gjobë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

12/19/2018 00:26

Historia prekëse: Mamaja rrëfen se si u detyrua ta abortoj bebën 16 javëshe