Armando Broja e kaloi pjesën e dytë të sezonit në formë huazimi me Fulhamin, pasi nuk arriti të fitojë garën për vendv titullarit në Chelsea.
Sulmuesi nuk bëri mirë në Craven Cottage, duke dhënë një asistim dhe duke mos shënuar asnjë gol në tetë paraqitje në ligë.
Duke folur për Give Me Sport, gazetari Ben Jacobs tha: “Mendoj se nuk ka gjasa që Fulham të blejë atë. Ata ishin të kujdesshëm duke mos paguar 35 milionë funte në fillim për Broja, që besoj se do të kishte qenë një rekord klubi për ta.
“Wolves u interesua, por nuk duan të japin 35 milionë euro. Crystal Palace bëri një interesim, por kurrë nuk çoi asnjë ofertë. Ata mund të humbasin disa lojtarë, natyrisht, gjatë verës dhe mund të sjellin pak para. Pra, këto janë klubet që mund ta transferojë atë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport