Fit&Sexy

8 gjërat që çdo vajzë bën në banjë, por s’do ta thotë kurrë me zë të lartë

12/05/2017 23:20
nga:F.B

– Mbledh qimet e rëna të flokëve me pëllëmbë duke krijuar tufa të neveritshme qimesh të lagura.

Shumicën e rasteve do të harroni t’i hidhni dhe personi që do të lahet pas jush do të ketë fatin të admirojë atë vepër arti të pashoq.

– Përgjak banjën sepse është një luftëtare!

Çdo vajzë e njeh mirë momentin kur del nga dushi gjatë ciklit dhe i duhet të vrapojë me hapa galopantë drejt rrobave për t’u veshur, por pa u tronditur shumë, ndryshe e gjithë trajektorja e përshkruar do ngjasojë me një skenë krimi.

– Lexon etiketat e çdo produkti të mundshëm, sepse harrove celularin.

Këtë me siguri e bëjnë dhe djemtë. Kjo nuk tregon tjetër veçse sa të zgjuara jemi, aq sa nuk mund të kalojmë asnjë minutë pas shfletuar diçka nëpër duar, qoftë edhe etiketën e larësit vaginal që ke aty pranë.

– Analizon çdo detaj të fytyrës në pasqyrë.

Për t’u tmerruar nga madhësia e poreve që mund të hanë insekte, qimet që s’e dije që i kishe dhe vetulla pa pikë trajte. Ke qarkulluar seriozisht me këtë pamje në rrugë?

– Gjimnaste profesioniste.

Bën ushtrimet më të ndërlikuara aerobike në përpjekje për të depiluar skutat më të vështira për t’u arrirë.

– Kthehet në zombi

Ke hyrë në dush, u njomë, kujtohesh që ke harruar briskun/shampon/larësin e fytyrës në anën tjetër të banjës. Del me kujdes se mos thyen kokën dhe vrapon si zombi në majë të gishtave.

– Bën gazra (hihi)

Në fakt vajzat nuk bëjnë gazra. Janë ca pufka ajri në ngjyrë çiklamin, me xixa dhe aromë kokosi, por që i lëshojmë ndonjëherë kur futemi në vaskë dhe studiojmë reaksionin e paparë kimik.

– Operacioni puçra

Banja për dreq ka gjithmonë më shumë dritë se dhomat e tjera të shtëpisë. Do të ndodhë të fiksoheni me puçrat në trupin tuaj dhe t’i shtypni e t’i gjakosni dhe të dilni nga banja me fraktura, por duhej bërë dhe kjo punë./e.e