Cool

76-vjeçarja që bën patinazh në liqenin më të thellë të botës dhe kullot lopët

02/13/2018 16:39
nga:Fatjona Mani

Kjo gjyshe 76-vjeçare është bërë hit në mediat sociale me performancën e saj nëpër akull në liqenin më të thellë të botës, Baikal.

Ajo ndoshta është një pensioniste, por Lyubov është larg nga pensionistët.

Për të kontrolluar lopët e saj ajo bën patinazh nëpër liqen si të ishte një profesioniste e vërtetë, përcjell albeu.com

Paisjet që ajo përdor për të bërë patinazh i ka që nga viti 1943 dhe që nga ajo kohë nuk i janë prishur.

Lyubov u bë e njohur në internet kur miku i saj Alexey Vaskov filmoi një video të shkurtër dhe e postoi.

Disa ditë më vonë ajo mori shumë oferta nga kanalet televizive federale të Moskës.

Ajo ka lindur në Baikal në brigjet e liqenit të thellë.

Babai i saj Nikolai ishte një pylltar, nëna Fiona kujdesej për shtëpinë dhe shtatë fëmijët e tyre.

“Unë gjithmonë nuk kam ecur në këmbë por me patina qysh kur isha 7-vjec. Babai im bëri patina duke prerë një sharrë metalike dhe duke e futur atë në copa druri, të cilat më pas lidheshin me valenki (çizme tradicionale”, tha ajo.

Ajo zgjohet në orën 5.30, dhe ndez sobën, ushqen lopët dhe i nxjerr të kullosin.

Lyubov ka katër qen, një mace, dy pula, dy pëllumba, dy viça, pesë lopë dhe dy dema.

Fëmijët dhe nipërit e saj vijnë për të qëndruar me të në verë.