Sporti

70 milionë euro për të? Mund t’i merrni vetëm këpucët ose lidhëset e tij!

01/11/2019 21:33
nga:M K

Juventusi po beson gjithnjë e më shumë se Isco mund të vishet bardhezi së shpejti, sepse mesfushori spanjoll tashmë është praktikisht i larguar, duke mos pasur më raporte me trajnerin Santiago Solari dhe duke mbetur i izoluar nga klubi madrilen.

Edhe Sergio Ramos ditët e fundit konfirmoi se klima në ekip nuk është e mirë për Isco-n, i cili shpreson të largohet që në merkaton e janarit, edhe pse çmimi i tij tepër i lartë ndërlikon gjithçka.

Juventusi ka bërë hapin e parë, duke paraqitur një ofertë prej 70 milionë eurosh, ofertë që është refuzuar prerë.

Një ofertë e tillë ka tërbuar edhe gazetarin spanjoll të AS Tomas Roncero, personazh i veçantë dhe shumë popullor në Spanjë, i famshëm për festimet apo shpërthimet e tij kur bëhet fjalë për klubin e zemrës, Realin.

“70 milionë për Isco? Juves duhet t’i vijë turp, ka marrë Ronaldon për 100 milionë dhe tani kërkon edhe Iscon?

Me 70 milionë mund të marrin këpucët e tij, ose më mirë vetëm lidhëset. Duhen 150 milionë euro dhe e kam ulur goxha çmimin”.

01/20/2019 11:26

Real Madridi hidhet në sulm për yllin e Manchester Cityt