Sporti

7 ndeshje në program, vëmendja në Çeki e Turqi

10/11/2019 17:16
nga:M K

Sot në program në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020 janë gjithsej shtatë ndeshje.

Padyshim se vëmendja e kosovarë do të jetë fillimisht në Çeki, aty ku konkurrentja jonë e vetme për vendin e dytë e pret Anglinë, kryesuesin e grupit, shkruan GazetaBlic.

Një fitore eventuale e albionëve do t’i shkonte përshtati Kosovës, e cila do të kishte më shumë gjasa për kualifikim, gjithmonë në variantin që të mos dalë e mposhtur nga Praga.

Ndërkaq, Shqipëria udhëton drejt Turqisë, në duelin që pritet të vendos shumëçka sa i përket çështjes së kualifikimit në grupin H.

Më poshtë të gjitha takimet e sotme, derisa ju kujtojmë se ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

12/21/2019 18:46

Ndërron jetë legjenda angleze, shënoi njërin nga golat e fitores në finalen e madhe të botërorit 1966