Sporti

7 mijë euro nata, pamje brenda jahtit luksoz ku po i kalon pushimet Messi

07/30/2019 12:16
nga:M K

Leo Messi po shijon pushimet e tij luksoze.

Ylli i Barcelonës i dha fund ditëve të qeta në ishujt e Karaibeve dhe tashmë ka zgjedhur plazhin e Ibizas për të mbyllur turin e pushimeve.

Mediat katalane raportojnë se Messi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka marrë me qira një jaht super luksoz që kushton 7070 euro për 24 orë.

Në brendësi të jahtit janë 4 dhoma gjumi me sallë pritje për 10 të ftuar, nuk mungon kinemaja, lojërat e ujit dhe 2 anije të vogla.

10/16/2019 19:05

Messi: Pa bashkëlojtarët nuk do ta fitoja as edhe një çmim