Sporti

7 lojtarët më të mirë të shitur nga Jose Mourinho, sot ata janë super yje

02/07/2018 01:14
nga:Y.K

Menaxheri aktual i Manchester United ka qenë më parë në krye të Chelsea, Real Madrid, Inter dhe Porto.

Në këto klube trajneri portugez ka punuar me disa nga lojtarët më të mirë në botë. Jose Mourinho është një nga trajnerët më të suksesshëm në qarkullim. Ai ka fituar 25 trofe në më pak se 20 vjet si menaxher.

Duke pasur parasysh këtë, ai ndonjëherë është akuzuar se ka lënë disa lojtarë të talentuar të largohen nga klubet e tyre, veçanërisht kur është fjala për lojtarët e rinj, shkruan Gazeta Blic

Këtu janë 7 lojtarët më të mirë të shitur nga “Special One”.

7# Juan Mata

Duke qenë lojtari më i mirë i Chelseas për dy sezonet e fundit, pasi fituan Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. Jose preferoi Oscarin dhe Willianin  dhe e largoi Matan i cili shkoi te Manchester United për 37 milionë funte.

Kjo dyshe është bashkuar në Old Trafford, me Mata i cili është një nga lojtarët e preferuar nga Mourinho tani çuditërisht

6# Leonardo Bonucci.

Mourinho e largoi Leonardo Bonuccin nga Interi dhe e shiti në Genoa për vetëm disa milionë funte në vitin 2009.  Qendërmbrojtësi tani është bërë një nga mbrojtësit më të mirë në futbollin botëror . Ai formoi një treshe të shkëlqyeshme me Giorgio Chiellini dhe Andrea Barzagli në Juventus  dhe fitoi gjashtë tituj Serie A dhe arriti dy finalet e Ligës së Kampionëve me gjigantët italianë. Në verën e 2017 kaloi tek Milan.

#5 Arjen Robben

Pa dyshim një nga lojtarët më të mirë që është shitur nga Jose Mourinho është Arjen Robben. Holandezi është një futbollist i jashtëzakonshëm. Dëmtimet e kanë penguar, por ai ende është thjesht i pandalshëm kur është në ditën e tij. Mourinho nënshkroi me Robben për Chelsea në 2004, por e shiti atë në Real Madrid për 24 milionë funte pas tre vjetësh. Pas dy vjetësh në kryeqytetin spanjoll, holandezi shkoi tek Bayern Munchen, ku ai ka fituar 13 trofe dhe mbetet një nga lojtarët më të mirë në Evropë.

#4 Romelu Lukaku

Mourinho dëshironte  të luante në Chelsea, vetëm me një sulmues dhe ai ishte Diego Costa – kështu që ai shiti LukakuN në Everton për 28 milionë funte. Çmim i ulët apo jo ? Belgi vazhdoi të shënoi gola të shkëlqente tek Everton. Tri vite më vonë Jose e dëshironte Lukakun ta kthehej, por këtë herë në Manchester United dhe skuadra nga Manchesteri shpenzuan 75 milionë funte për t`ia sjell lojtarin që nuk i besoi dikur.

#3 Mohamed Salah

Mjeshtri egjiptian Mohamed Salah shkëlqeu me skuadrën e tij Basel kundër Chelseas  në Uefa Champions League dhe kështu skuadra nga Londra nënshkroi përfundimisht në janar të vitit 2014 me egjiptianin.

Salah u huazua dy herë në Itali tek Fiorentina dhe Roma dhe në fund u shit tek skuadra e Romës nga Mourinho për 15 milionë funte. Salah pasi shkëlqeu tek Roma, në verën e vitit 2017, u ble nga Liverpool për 42 milionë funte. Sot Salah është një nga lojtarët më të mirë në botë. Vlera e tij tani sipas “Transfermarkt” është 72 milionë euro.

2# Zlatan Ibrahimovic

Për dallim nga të tjerët, Mourinho e dëshiroi shumë “Ibarcadabrën”. Kur Barcelona bëri ofertë për Zlatan Ibrahimoviç në vitin 2009, Jose Mourinho dëshironte të mbante yllin e tij, por me Zlatan të etur për një lëvizje në “Camp Nou”, Jose bëri më të mirën nga një situatë e keqe. Ai mori 59 milionë funte për suedezin që u largua nga Interi. Po ashtu e mori edhe Samuel Eton dhe atë vit fitoi çdo trofe me Interin.

Zlatan e Jose përsëri janë duke punuar bashkë, kësaj radhe tek Manchester United, shkruan Gazeta Blic.

1# Kevin De Bruyne 

Kevin De Bruyne erdhi në Chelsea në janar 2012 nga skuadra e Genk dhe luajti vetëm tre ndeshje në dy vite në Stamford Bridge.

Pastaj lojtarin portugezi e huazoi tek Werder Bremen, por me pas Mourinho e shiti De Bruyne në Wolfsburg në vitin 2014 për 18 milionë funte. De Bruyne ndezi Bundesligën, me 16 gola dhe 20 asistime, duke u shpallur lojtari i i Vitit në Bundesliga.

Manchester City e rrëmbeu atë për  55 milionë funte, vetëm 12 muaj pasi Jose e kishte lënë atë të shkojë në Gjermani. Sot De Bruyne është një nga lojtarët më të mirë në botë. Vlera e tij nga “Transfermrkt” është 110 milionë euro./Gazeta Blic

 

 

 

 

05/22/2018 09:57

Çartet Ibrahimoviq: I bie shpullë kundërshtarit