Sporti

7 gola dhe spektakël në “Mapei”, Interi fiton dramën ndaj Sassuolos

10/20/2019 14:25
nga:M K

Interi ka shënuar edhe një tjetër fitore, për të mbajtur hapin me kryesuesin, Juventusin.

Djelmoshat e Contes fituan 3-4 në një ndeshje ku u akorduan dy penallti, shkruan GazetaBlic.

Berardi, Djuricic e Boga shënuan për vendasit, derisa Lautaro Martinez e Lukaku ishin realizatorë për zikaltërit me nga dy sosh.

Me këtë trepikësh, Interi shkon në kuotën e 21 pikëve, duke regjistruar vetëm një humbje në tetë ndeshje, derisa Sassuolo mbetet e 16’ta me 6 pikë të arkëtuara.

Xhiron e ardhshme, Sassuolo do të jetë mysafire e Veronas, ndërsa Interi në “Meazza” e pret Parmën.

/GazetaBlic/

11/09/2019 19:54

Interi me rikthim senzacional, kryesues… të paktën deri nesër