Lajme

61 të prekur me koronavirus në Malishevë, Paçarizi ka një kërkesë për Thaçin, Kurtin, Mustafën, Veselin, Haradinajn e Limajn

04/06/2020 23:44
nga:A. R.

Profesori Universitar, Rrahman Paçarizi, u është drejtuar përmes një shkrimi në Facebook, krerëve më të lartë të shtetit, duke kërkuar nga ta të marrin masa pasi në Komunën e Malishevës ka shkuar numri në 61 i të prekurve me koronavirus.

Paçarizi ka përmendur presidentin Thaçi, kryeministrin në detyrë Albin Kurti, kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, atë të PDK-së Kadri Veseli, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn.

Paçarizi ua ka përkujtuar atyre, që rruga deri në Malishevë është vetëm 45 km, duke kërkuar nga ta që ta shohin gjendjen në teren.

Hashim Thaçi, Albin Kurti, Arben Vitia, Isa Mustafa, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj… deputete nga Malisheva, MALISHEVA ESHTE AJO E KUQJA NE HARTE. NE HARTEN E DYTE E KENI ESHE RUTEN 45 KM OSE 43 MINUTA. Nga atje jane nja 61 qytetare te Kosoves te infektuar me virusin corona.
P.S.
Une s’i kam ne listen e miqve asnjerin prej tyre. Shperndajini hartat ndoshta i shohin.