Sporti

60 milionë euro, blerja e parë niset drejt Real Madridit

04/19/2019 10:35
nga:M K

Këtë javë Eintracht Frankfurt pagoi 6 milionë euro për të marrë përfundimisht kartonin e Luka Jovic nga Benfica, me synimin për ta shitur për një çmim shumë herë më të lartë.

Real Madrid e ka ndjekur nga afër 21-vjeçarin prej kohësh, si në Bundesliga, ashtu edhe në Europa League këtë sezon.

Gazeta spanjolle “AS” ka bërë me dije se Real Madrid është duke arritur një marrëveshje finale me klubin gjerman, që synojnë ta shesin lojtarin e tyre për 50-60 milionë euro, 20% e të cilave do të shkojë tek Benfica shkruan Telesport, përcjellë GazetaBlic.

Do të jetë pikërisht sulmuesi serb që do të mbërrijë në Madrid dhe do të qëndrojë si zëvendësues i Benzema, derisa të arrijë të japë rendimentin e tij më të mirë dhe të përsoset si sulmues.

Te Reali ishte menduar se do t’i jepnin një mundësi sulmuesit të akademisë së tyre, De Tomas, por 24-vjeçari do të kthehet më klub pas huazimit te Royo Vallecano, duke zënë vendin e Mariano Diaz, i cili do të shitet në fund të sezonit.

07/22/2019 00:35

Ky është emri i serbit që u arrestua në Lipjan për krime lufte