Një stjuardesë ajrore ka zbuluar një rutinë që ajo e bën gjithmonë kur hyn në dhomën e saj të hotelit për herë të parë – dhe kjo është kontrolli për kamerat e fshehta.
Esther Sturrus, 22 vjeçe, e cila është stjuardesë që nga viti 2019, postoi një video në TikTok për të shpjeguar se si skanon dhomën e saj për kamera të mundshme.
E në fakt përdoruesit e mediave sociale e kanë lavdëruar atë për ndarjen e ‘këshillave të vlefshme’. Në videon, e cila tashmë është bërë virale me më shumë se 3.7 milionë shikime dhe 480,000 pëlqime, Sturrus shpjegon saktësisht se çfarë bën.
Në video, ajo fillon duke kontrolluar pasqyrat në banjën e saj. Ajo e bën këtë duke shtypur xhamin për të parë nëse shfaqet ndonjë gjë, ose nëse ka një shirit në gotë. Më pas, stjuardesa nga Holanda, kontrollon skajet e dushit dhe alarmit të zjarrit ndërsa skanon përgjatë tyre me dritën e telefonit.
Dhe së fundi, ajo shkon në dhomën e saj dhe bën një kërkim të plotë – duke përfshirë kontrollin pas dhe përreth perdeve, apo brenda sirtarëve dhe televizorit. Mijëra përdorues të mediave sociale komentuan videon dhe madje ndane edhe eksperiencat e tyre tëë ngjashme.